2024 – Shqiptare

LUTJA EKUMENIKE PËR PAQE 2024
LUTJA EKUMENIKE PËR PAQE 2024 | Fotoja: Hartmut Schwarzbach / missio

» Lutja «

Në ty, o Hyj i plotfuqishëm,
e kundrojmë shkëlqimin e dashurisë së vërtetë.
Ty të drejtohemi me besim.

Na shpëto në drejtësinë tënde dhe bëj që familjet dhe bashkësitë tona të mund të jenë vende shoqërimi dhe lutjeje.

Po të lutemi për familjet dhe bashkësitë tona që popërjetojnë kaq shumë forma të dhunës, mashtrimit, refuzimit, ndarjes dhe izolimit.

Bëj që të gjitha viktimat të gjejnë ngushëllim dhe shërim në ty, o Hyj i paqes.
Bëhu qetësi në stuhitë tona, forcë në dobësitë tona dhe dritë në errësirën tonë.

Na dhuro, o Hyj, paqen tënde në trup, mendje dhe shpirt.
Na mbrojë nga çdo gjë që na shkakton shqetësim, pikëllim dhe dhimbje.

Na jep forcë dhe mençuri për ta mbrojtur krijimin – që na dhe dhuratë.

Drejtoje shikimin tënd të mëshirshëm mbi ne, na jep bekimin tënd dhe na rretho me mbrojtjen tënde të vazhdueshme, që t’i këndojmë njëzëri lavdet e tua.

Mëshira jote e pafund qoft ë mbi ne.

O Zot, na dëgjo me mirësi.

Amen.

Lutja Ekumenike për Paqe 2024 në:

AnglishtFrëngjisht GjermaneHungareze
IndonezishtItalianeKoreaneKroatePolonisht
RusishtSllovenSpanjishtUkrainase

Rreth Autorit

Helen Oa vjen nga një vendbanim në Port Moresby me shumë krim, dhunë dhe prostitucion. Ajo punon për Konferencën Ipeshkvore të Papua Guinesë së Re dhe të Ishujve Solomon dhe është e përfshirë në shoqatën e „Apostullatit të Mëshirës Hyjnore“, në kongreset botërore të së cilës mori pjesë si përfaqësuese e zgjedhur e Oqeanisë në Bogota dhe Samoa. Lëvizja është e shtrirë në mbarë botën. Veprimtaritë janë p.sh. „lutjet shëtitëse” në lagjet e varfra, të cilat inkurajojnë veçanërisht gratë e traumatizuara të flasin për problemet e tyre dhe të „adoptojnë“ programe për të rinjtë në rrezik.

Fotoja

Titelfoto des Ökumenischen Friedensgebetes 2024: Auch die Frauen der „Katholischen Frauengruppe Solena“ auf der Koralleninsel Sohano, die zum Archipel der Salomonen gehört, engagieren sich gegen den Klimawandel und beten für die Rettung ihrer Insel, die zunehmend im Meer unterzugehen droht.

Gratë e „Grupit të Grave Katolike Solena“ në ishullin Koral të Sohanos, i cili është pjesë e arkipelagut të Ishujve Solomon, janë gjithashtu të përkushtuara në luftë kundër ndryshimeve klimatike dhe luten për shpëtimin e ishullit të tyre, i cili gjithnjë e më shumë rrezikon të zhytet në det.

Fotoja: Hartmut Schwarzbach / missio

Shteti

Më shumë se 8,45 milionë njerëz jetojnë në Papua Guinea e Re, rreth 90% e të cilëve janë të krishterë. Vendi po vuan nga dhuna e globalizimit. Kompanitë shumëkombëshe po i shfrytëzojnë lëndët e para dhe po rrezikojnë mjedisin. Strukturat tradicionale të familjes janë nën presion. Premtimi i paplotësuar i prosperitetit për shkak të keqmenaxhimit të shtetit po e frustron popullatën. Kësaj i shtohet edhe kërcënimi në rritje nga pasojat e ndryshimeve klimatike.

Mund të mësoni më shumë rreth Papua Guinesë së Re në Wikipedia, për shembull.

Shkarko

skedar PDF (1.0 MB)

Lutja Ekumenike për Paqe 2024 në:

AnglishtFrëngjisht GjermaneHungareze
IndonezishtItalianeKoreaneKroatePolonisht
RusishtSllovenSpanjishtUkrainase